Jorgo Pëllumbi drejt rikthimit në Superiore, e kërkojnë dy klube

Jorgo Pëllumbi drejt rikthimit në Superiore, e kërkojnë dy klube

Ish-mbrojtësin e Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi mund ta shikojmë sërish në Superiore për gjysmën e dytë të kampionatit. “MCN” zbulon se mbrojtësi kërkohet nga Teuta dhe Kukësi.

Pjesë e Varazdin nga shtatori i 2020, Pëllumbi mund të rikthehet në Shqipëri në huazim për 6 muaj.

Te Varazdin janë të hapur për ta rikthyer 6 muaj në huazim në Superiore lojtarin, ndërsa tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për kapitenin e Shqipërisë U-21.

Pëllumbi ka dalë nga akademia e Skënderbeut, ndërsa nga 2018 deri në 2020, luajti edhe me ekipin e parë të korçarëve, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera, falë të cilave bëri edhe hapin e rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar në një kampionat të rëndësishëm siç është ai kroat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy