
Juan Cuadrado, është larguar zyrtarisht nga skuadra e Juventusit. Kolumbianit i përfundon kontrata dhe palët kanë vendosur të mos rinovojnë. Kjo u bë e ditur nga vetë lojtari, i cili ishte pjesë e Juventusit për plot tetë sezone. “Kemi luftuar së bashku 314 herë, duke fituar 11 trofe. Kanë qenë 8 vite plot gëzim, rritje konstante dhe pune të vazhdueshme, por edhe buzëqeshjeje, energjie pozitive, kërcimi, batutash e shakash në dhomat e zhveshjes.”, shkruan Cuadrado. Anësori del lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re, ku ofertat me shumë mundësi nuk do të mungojnë.



