Derbi ndaj Tiranës, Mehmeti: Duam fitoren, presidenti i ka plotësuar kërkesat e merkatos

Derbi ndaj Tiranës, Mehmeti: Duam fitoren, presidenti i ka plotësuar kërkesat e merkatos

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për mediat, në prag të sfidës, që skuadra e tij do të luajë në derbi ndaj Tiranës.

Mehmeti deklaroi se skuadra është e motivuar dhe synohet vetëm fitorja. I pyetur për merkaton, Mehmeti deklaroi se presidenti i ka plotësuar të gjitha kërkesat.

Skuadra është mjaft e motivuar, ka shkuar mirë procesi stërvitor. Derbi është ndeshje specifike. Tani e njoh më mirë skuadrën nga ndeshja e fazës së dytë, por derbi është i paparashikueshëm. Çdo ndeshje ka vlerat e veta, sepse na e kushtëzon kampionati.

Shpresojmë të marrim më të mirën, jo vetëm në derbi. Dinamo luan vetëm për fitore gjithmonë dhe e rëndësishme është që të futemi me këtë mentalitet në fushë. Ta vlerësojmë sa duhet kundërshtarin dhe me besim të shkojmë te fitorja. Lojtarët duhet ta menaxhojnë sa më mirë në aspektin psikologjik këtë ndeshje. Jam munduar që skuadrës t’i injektoj mentalitetin fitues, e njoh mirë Dinamon.

Presidenti na i ka plotësuar dëshirat në merkato, është shumë i preokupuar. Ka edhe vështirësi në këtë periudhë, sepse merkato nuk na jep shumë alternativa për të bërë goditjet që kërkojmë, sidomos në mesfushë.

Rival nuk kemi vetëm Tiranën, por gjithë të tjerat. Presioni ndihet në çdo ndeshje, por duhet ta kuptojmë të gjithë që, nëse nuk menaxhojmë presionin dhe nuk e kupton se çfarë klubi prezanton, atëherë është më mirë të mos marrësh pjesë të ky klub.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy