
Javët e ardhshme do të shkaktojnë risi në stolin e Manchester United i cili do të liderohet nga Erik ten Hag.
Hollandezi do të udhetojë drejt ‘’ Old Traffordit ‘’ tejet i entuziazmuar por me shumë përgjegjësi mbi supe sepse anglezët janë të rraskapitur nga dështimet e njëpasnjëshme dhe i duhet menjëherë të ngrejnë kokën .
52 vjeçari e ka një plan për ringritjen e ‘’ The Red Devilsave ‘’, me një mënyrë loje të veçantë me anë të cilës do të tentohet arritja në stadin që e meritojnë sepse kështu si po vijojnë gjërat , e ardhmja shikohet e zymtë.
Hyrja në merkato konsiderohet një domosdoshmëri nga Manchester United dhe Erik ten Hag ka hartuar një plan prej të cilit priten shkëndijat e para .
Flitet për tre elementë tek të cilët hollandezi beson fuqimisht dhe përshtaten me taktikat e këtij traineri që çuditërisht në të kaluarën impresionoi në Champions League duke dërguar Ajax Amsterdamin në gjysëmfinalet e këtij kompeticioni.
I pari në listë është Donny van de Beek . Bashkombasit nuk i eci fillimisht me Ole Gunnar Solskjaer e më pas me Ralf Rangnick por Erik ten Hag beson se rikthimi në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ mund të jetë piknisja e një ndryshimi në karrierë për arsye se është një lojtar tepër cilësor.
Pas tij është Ruben Neves. Shkëlqimi tek Wolverhampton sigurisht i ka impulsuar gjigandët e Premier Leagues për tu hedhur në sulm për këtë lojtar që nuk ka të ndalur me ‘’ Ujqërit ‘’ të cilët e kanë deklaruar paraprakisht se nuk do të lejojnë largimin e portugezit për më pak se 50 milionë euro.
Manchester United njihet për potencialin në aspektin ekonomik dhe parashikohet se do të bëjë një sakrificë për ta shtyrë Erik ten Hagun drejt suksesve , të cilat priten prej shumë kohësh .
I fundit në listë është perla e Ajaxit Jurrien Timber. Shpërthimi me gjigandët e Eredivisies sigurisht duke patur parasysh edhe referencat e mëparshme të këtij traineri për 20 vjeçarin e kanë bindur për ta konsideruar si zëvëndësuesin e Harry Maguire në qendër të mbrojtjes .
Sigurisht në këtë moshë është një guxim i madh ta pretendosh por Ajaxi shquhet si një ndër akademitë që prodhojnë më shumë talentë në kontinentin e vjetër dhe britanikët e kanë të domosdoshme të shikojnë vetëm përpara sepse e kaluara është tejet e trishtë dhe prodhon dhimbje koke të njëpasnjëshme.
Duhet parë se si do të shkojnë gjërat sepse Ajax Amsterdami dhe Manchester United janë skuadra krejtësisht ndryshe duke iu referuar të tashmes por karakterizohen nga një histori e gjatë suksesi tek e cila marrin forcë për të vijuar ashtu siç duhet në të ardhmen.



