
Duket se zërat e shumtë për një largim të mundshëm të Antoine Griezmann nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të mbeten në kuadrin e thashethemeve .
Francezi do ta vazhdojë rrugëtimin me Atletico Madridin , të paktën deri në 30 qershorin e 2023- shit.
Publikimi në rrjetin social Twitter ka garantuar vijimësinë me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , lojtar tejet i rëndësishëm në skemat e Diego Simeones.
Misioni i kampionit në fuqi të botës është fitimi i titujve nën drejtimin e ‘’ El Cholos ‘’ i cili në çdo sezon konsiderohet një ndër trainerët që mund të shkruajë historinë në kompeticionet pjesëmarrëse.
Në klauzolën e kontratës së firmosur ekziston një opsion që e detyron blerjen e kartonit nëse Antoine Griezmann do të zhvillojë 50 % e ndeshjeve me spanjollët , për të cilët është një armë vdjekjeprurëse në majën e sulmit.
Atletico Madridi shquhet si një ekip fanatik ndaj yjeve dhe rasti i Real Sociedadit e konfirmon absolutisht këtë teori.



