Kërkesa e Real Sociedad për Zubimendin

Kërkesa e Real Sociedad për Zubimendin

Shumë shpejt Barcelona ka mundur të reagojë në lidhje me largimin e Sergio Busquets duke e gjetur zëvëndësuesin ideal .

Xavi Hernandez i ka vënë pikat mbi i në momentin e duhur duke piketuar Martin Zubimendin e Real Sociedadit si lojtarin ideal për të ardhmen .

Mesfushori  është një ndër pikat më të forta në 11-shen e Imanol Alguacil dhe tanimë drejtuesit e bardhebluve  kanë përcaktuar çmimin për largimin e spanjollit . 

Ja vlen për tu theksuar se 23 vjeçari e përfundon kontratën me vaskët në 30 qershorin e 2025-sës por  interesi i Barcelonës konsiderohet një plus për të ardhmen sepse mund ta afrojë me trofetë perlën e ‘’ Los Txiuriurdines ‘’.

25 milionë euro kërkon Real Sociedadi për një ndër më të mirët e skuadrës i cili sipas ‘ Mundodeportivos ‘’ konsiderohet preferenca e numrit një të pankinës së ‘’ Blaugranëve ‘’.

Eshtë shumë e rëndësishme të evidentohet se Barcelonës i duhen ende përforcime cilësore për të arritur aty ku duhet por rruga e bërë deri më tani , me mbështetjen e fuqishme të Joan Laportas demostron  një punë për tu duartrokitur nga ana e krerëve të klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy