
Premier League, do të ketë VAR-in edhe për sezonin e ardhshëm. Klubet votuan pro mbajtjes së teknologjisë edhe për një tjetër vit.
Klubi i Wolves-it, pak ditë më parë, kërkoi që klubet të rishikojnë vendimin për përdorimin e VAR-it, me pretendimin, se po veprohet me dy standarde.

Megjithatë, në një votim të fundit, me shumicë vote, u vendos që VAR-i të qëndrojë.
Klubet ndër të tjera, kërkuan përmirësime, sa i përket përdorimit të teknologjisë në futboll.



