
Asambleja e FSHF-s ka vendosur sot shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kreun e Federatës.
Zgjedhjet për President të FSHF-së do të mbahen më 15 mars ora 10:00.
Pas propozimit nga ana e zv.Presidentit të FSHF-së, Edvin Libohovës, është votuar në mënyrë unanime kjo datë për zhvillimin e procesit zgjedhore.
Të pranishëm në asamble ishin 44 delegatë, nga 55 në total, duke plotësuar kuorumin për të vijuar punimet.
Armand Duka, i cili dy ditë më parë u pezullua nga Gjykata si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, në fjalën e tij tha se inatet e mllefet duhet të lihen mënjanë.
Ai u shpreh se konfliktet duhet të zgjidhen me dialog dhe se e shkuara duhet të lihet pas e të fillojë e ardhmja.
Kemi punuar e kemi gjetur rrugët jo vetëm për të mbajtur gjallë lojën më të bukur në botë, por edhe për ta çuar para atë. Shumë projekte janë marrë gjatë kësaj periudhe e do të merren edhe të tjerë në vazhdim. Për të gjitha vështirësitë për të ecur përpara kapërcehen me vullnet e qetësi. Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, unë gjeta se çfarë duhet ët zgjedhim dhe ka lidhje me zhvillimin e futbollit shqiptarë. T’i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur. Ne pavarësisht se çfarë ndodh brenda e jashtë nesh, duhet të shohim përpara, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së kaluar. Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja, siç i takon shtëpisë sonë, ku gjithçka zgjidhet me mirëkuptim, jo gjyqe e penalitete. Duke reaguam në lidhje me këtë situatë, ju kërkoj bashkim, kontribut dhe dashuri për këtë lojë”.
Në punimet e Asamblese ishte i pranishëm dhe kreu i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, si i dërguar i UEFA-s.
Gravina foli para të pranishmëve duke thënë se “Është një kënaqësi dhe një privilegj i madh që të përfaqësoj Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe presidentin Ceferin që i’u përcjell përshëndetjet e sinqerta”.
Po jetojmë ditë të vështira që prekin pikërisht futbollin. Më shumë se kurrë sot shoqëria jonë është kompakte për ti dhënë mbështetje popullit Ukrainës. Sporti nuk duhet bërë politikë dhe u nevojitet paqja. Lutja jonë shkon për ato që po vuajnë në këtë moment. Në periudhën e fundit kemi parë shumë ndërhyrje të jashtme në botën sportive.



