“Jam martuar per gjithnje me Fiorentinen. Falenderoj Fiorentinen qe me krijoi mundesine qe te luaj por 10 vjet. Falenderoj gjithashtu Giancarlo (Antognoni) i cili ka qene per mua nje ekzemplar”.
Keshtu eshte shprehur Gabriel Batistuta, i cili te henen ka marre zyrtarisht titullin Qytetar Nderi i Firences.
Ne kete kuader, ne mbremje eshte parashikuar qe te luhet “Ndeshja boterore” ne stadiumin Franchi. Eshte nje sfide qe do te zbrese ne fushe me shiritin e kapitenit dy flamuj te futbollit “viola”: Batistuta per pjesen e botes dhe Antognoni per Italine. Mes shume kampioneve te se kaluares dhe te sotmes qe do te zbresin ne fushe jane Luca Toni, Sebastian Frey, Totò Di Natale, Damiano Tommasi, Xavier Zanetti, Marco Del Vecchio e Riganò e Maccarone.



