Luciano Spalletti i riktheu titullin kampion Napolit, pas plotë 33 vitesh pritje. Megjithatë sezonin e ardhshëm, të kaltrit mund të kenë një trajner tjetër.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, presidenti i Napolit, De Laurentiis nuk ka arritur ende një marrëveshje me trajnerin Spalletti, për rinovimin e kontratës, e cila i skadon vitin e ardhshëm.
“Corriere dello Sport” raporton se trajnerit nuk i pëlqen kjo zgjatje e çështjes së rinovimit dhe po mendon dorëheqjen.
Nëse një marrëveshje nuk arrihet shpejt, gjasat që trajneri të japë dorëheqjen dhe të largohet, janë shumë të mëdha.



