Opinionisti i sportit, Dritan Stoka, në emisionin “Sport Zone” në MCN, është shprehur se te skuadra e Shqipërisë ka probleme dhe klane brenda ekipit. Më tej ai tha se shpresoj që Kombëtarja kuqezi të fitojë ndaj Polonisë, por shtoi se i frikësohet një barazimi.
“Kam dyshimet e mia për formacionin. Kush do e mbajë Lewandowskin?! Kumbulla dhe Veseli nuk luajnë me ekipet e tyre. Hysaj nuk është aty ku duhet me formën të Kombëtarja. Shpresoj që nesër të jetë loja e Hysajt dhe Bares. Te Shqipëria ka probleme mes lojtarëve, ka klane. Ka probleme të brendshme për formacionin. Unë them që nesër është rasti që Broja të luajë nga fillimi.
Unë do luaja me Brojën dhe Manajn në sulm, në të dytën do luanim me Uzunin dhe Cikalleshin. Shpresoj që tifozët të mos merren me pjesën e politikës, jo njëri ik, tjetri ik. Tifozët duhet të jenë mirënjohës ndaj Edi Ramës, ai e bëri stadiumin. Shpresoj që fusha të jetë në gjendje të mirë nesër.
Kam shumë dëshirë që nesër të fitojmë 1-0, por kam frikë se mund të dalim barazim 1-1. I frikësohem problemeve që janë në skuadër për formacionin.”, u shpreh Stoka.



