
Kampionati i Ukrainës është pezulluar prej ditësh, për shkak të sulmeve ruse. Në situatën e krijuar për shkak të luftës, kurrsesi nuk mund të flitej për futboll dhe kampionatet u pezulluan për të paktën një muaj.
Megjithatë Ukraina ka marrë një propozim të veçantë nga presidenti i Federatës Italiane të futbollit, i cili është njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Gabriele Gravina.
Ky i fundit ka ftuar Federatën Ukrainase të Futbollit, të vijojë garën sportive në Itali. Gravina ka vënë në dispozicion të skuadrave ukrainase, stadiumet e Italisë, për të zhvilluar kampionatin normalisht.



