
Granit Xhaka pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Sipas raportimeve nga mediat angleze, mesfushori e ka marrë vendimin dhe dëshiron të largohet nga Arsenali.
Pas 7 sezoneve si pjesë e skuadrës londineze, tashmë Xhaka kërkon të provojë një aventurë të re, jashtë Anglisë.
Interesim momentalisht për lojtarin ka shfaqur vetëm Bayer Leverkusen, që shihet edhe si alternativa më e mirë.
Xhaka ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe këta të fundit do të kërkojnë të përfitojnë nga shitja e tij, 10-15 milionë euro.



