Gerrard, kandidat për Tottenhamin

Gerrard, kandidat për Tottenhamin

Largimi i  Jose Mourinhos nga Tottenhami impulsuar aksionet e  ‘’ Gjelave të Londrës ‘’  për gjetjen e  profilit  ideal për stolin .  ‘’ Spursat ‘’ e kanë hedhur grepin tek   ish legjenda e Liverpoolit  Steven Gerrard . Anglezit i ka buzëqeshur fati me Glasgow Rangers  sepse ka bërë një punë të shkëlqyer dhe  me shumë meritë është ngjitur në këtë shkallë të karrierës .  Sipas ‘’ Express ‘’ 40 vjecari  ka ditur të menaxhojë presionin në një ligë si ajo e Skocisë nën drejtimin e  kampionit në fuqi . Profili i Steven Gerrard përputhet ashtu siç duhet  me Premier Leaguen sepse e njeh shumë mirë këtë kampionat për shkak të së kaluarës brilante me ‘’ The Redsat ‘’ dhe kualiteti i tij është një sfidë tërheqëse në funksion të progresit të anglezit .

Por kjo alternativë nuk është e vetmja sepse ‘’ The Whites ‘’ po shqyrtojnë me kujdes  edhe ato të  Julian Nagelsmann dhe Brendan Rodgers . Një skenar tjetër që mund të ndodhë lidhet edhe me situatën e Jurgen Klopp tek Liverpooli për të cilin flitet se mund të largohet shumë shpejt nga ‘’ Anfield Road ‘’ dhe llogjikisht kuptohet se në rast largimi të gjermanit pa as më të voglin dyshim  Liverpooli do t’ia hapte derën Steven Gerrardit për të marrë në dorë fatin e pankinës .

Në këtë rast do të ishte një zgjedhje zemre dhe do ti jepte shansin e reflektimit  të virtyteve në një tjetër funksion. Kjo çështje konsiderohet si disi e komplikuar sepse nevoja e të dyja skuadrave është mjaft e madhe për të lënë prapa krahëve nivelin e dobët te treguar por zgjedhja e trainerit anglez do te ishte me padiskutim ish skuadra e tij .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy