SHBA në vendin e parë, Hajdini: Shqiptarët e mbyllën Olimpiadën ashtu siç e nisën

SHBA në vendin e parë, Hajdini: Shqiptarët e mbyllën Olimpiadën ashtu siç e nisën

U mbajt ditën e sotme, ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike, “Tokyo 2020”. Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur gazetari i sportit, Edi Hajdini. Ky i fundit u shpreh se sportistët shqiptarë e mbyllën Olimpiadën ashtu siç e nisën, duke valëvitur flamurin, pasi nuk arritën të fitojnë dot asnjë medalje.

Më tej Hajdini tha se Olimpiada e Tokios ishte pozitive për nga mënyra e organizimit.

“Nuk munguan surprizat edhe në ditën e fundit të Olimpiadës. Ajo që vlen të përmendet është përmbysja e sportistëve të SHBA. Me 7 medaljet e sotme, ata siguruan vendin e parë me më shumë medalje të fituara, plot 113. Arritën të fitojnë 39 medalje të arta, kundrejt 38 medaljeve të Kinës.

Trajneri i SHBA, në volejboll për femra, është kthyer në një legjendë, teksa pasi e fitoi 3 herë medaljen si sportist, e arriti këtë edhe si trajner. Kosova për numrin e medaljeve të fituara u rendit në vendin e 42-të.

Sportistët shqiptarë e mbyllën Olimpiadën ashtu siç e nisën, vetëm duke valëvitur flamurin.

Në 2024, do të mbahen Lojërat Olimpike, në Paris. Europianët do i ndjekin më mirë, pasi me orën e Tokios, ishte shumë e vështirë. Me Parisin do jetë më e lehtë, për të ndjekur Olimpiadën. Ka qenë një Olimpiadë pozitive kjo e Tokios.”, u shpreh Hajdini.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy