
Eusebio Di Francesco nuk është më trajner i Hellas Verona. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar shkarkimin e trajnerit dhe tashmë kanë nisur nga puna për të emëruar një timonier të ri.
Verona e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin, teksa në 3 javët e para, kanë regjistruar 3 humbje, ndaj Sassuolo, Inter dhe së fundmi Bologna.

Këto rezultatet e kanë mbushur kupën te drejtuesit, të cilët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin me trajnerin 52-vjeçar.
Kështu Verona bëhet skuadra e parë që ndryshon trajnerin këtë sezon në Serie A, pas vetëm 3 javëve kampionat dhe tashmë pritet të emërojnë një tjetër teknik në stol.



