
Kylian Mbappe do të jetë lojtar i Real Madrid nga sezoni i ardhshëm dhe kjo është thuajse e sigurt. Sulmuesi francez ka vendosur të mos rinovojë kontratën me PSG, për ta kaluar në Spanjë në verë si lojtar i lirë.
Futbollisti e ka marrë vendimin, por tashmë janë zbuluar edhe detajet e kontratës me skuadrën madrilene.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Mbappe ka rënë dakord me Real Madrid, për të firmosur një kontratë për 5 sezone, e cila do e mbajë të lidhur me madrilenët, deri në verën e vitit 2027.



