Darwin Nunez, prioritet për Juventusin

Darwin Nunez, prioritet për Juventusin

Së fundmi e ardhmja e Darwin Nunezit tek Liverpooli është vënë dukshëm në dyshim.

Uruguajani konsiderohet një opsion ideal nga drejtuesit e Juventusit duke qenë se Dusan Vlahovic mund ti vërë pikën eksperiencës me këtë skuadër, për të cilin thuhet se do të ofrojnë 60 milionë euro.

25 vjeçari shquhet si një sulmues shumë potent, i aftë për ti vënë në siklet kundërshtarët dhe gjithashtu mjaft i rrezikshëm në luftën në ajër.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ prej shumë vitesh ka mbetur në prapavijë në lidhje me titujt e rëndësishëm dhe Thiago Motta në bashkpunim me stafin drejtues po punojnë me shumë përkushtim për ti arritur objektivat deri në fundin e sezonit dhe më pas të japin maksimumin gjatë merkatos së verës.

Drupal Ad

Numri një i stolit të torinezëve e ka analizuar me detaje lojën e gjigandit nga Artigas, i cili mund të jetë një vlerë e shtuar në repartin e avancuar, tek kjo skuadër ku presioni është shumë i madh.

Megjithatë, paraprakisht krerët e ‘’ Të Kuqve ‘’ kanë bërë me dije se nuk do ta lejojnë largimin e ishi-t të Almerias nga ‘’ Anfield Road ‘’ nëse oferta e bardhezinjve nuk do të jetë e konsiderueshme.

Darwin Nunez e ka potencialin për të lënë gjurmë edhe në Serinë A, ashtu siç bëri në La Liga dhe kampionatin portugez me Benfikën.

6 gola dhe 4 asiste në 33 sfida janë statistikat e nxënësit të Arne Slot në sezonin aktual, i cili e ka ndihmuar repartin e avancuar për të arritur më me lehtësi tek golat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy