Mbrojtësi i Kombëtares, Ermir Lenjani ka bërë debutimin e tij në elitën e futbollit turk, me fanellën e Umraniyespor.
Mbrojtësi i majtë ka qenë menjëherë protagonist, teksa ndaj Fenerbahce, dha asist në golin e parë të skuadrës së tij.
Ajo e djeshmja, ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, teksa u mbyll në barazim 3-3. Skuadra e Lenjanit i shkoi shumë afër fitores, pasi ishte në avantazh 2-3, por në minutën e fundit, shqiptari tjetër, Mërgim Berisha, shënoi golin e barazimit për Fenerbahce.



