
Diego Simeone rrezikon shkarkimin nga drejtimi i Atletico Madrid. Tekniku argjentinas, po kalon një moment të vështirë, teksa këtë e tregojnë edhe rezultatet aspak pozitive të skuadrës.
Në Spanjë, raportojnë se Simeone rrezikon shkarkimin. Situata nuk është e mirë në La Liga, aty ku djemtë e Simeones ndajnë vendin e katërt me Athletic Bilbaon, duke qenë 13 pikë larg Barcelonës kryesuese. “AS” shkruan se “El Cholo” i ka ditët e numëruara dhe dy janë kandidatët për ta zëvendësuar.
Për të zëvendësuar Simeonen, përfliten Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique. I pari është i papunë pas largimit nga PSG, ndërsa Enrique po përgatitet për Botërorin, aty ku drejton Spanjën.



