Milani ‘’ peshkon ‘’ në Argjentinë

Milani ‘’ peshkon ‘’ në Argjentinë

Si në çdo merkato verore, edhe interesi përtej kontinentit të vjetër ka patur një rol të rëndësishëm tek ekipet e elitës. Drejtuesit e Milanit kanë mbetur të impresionuar nga Marco Pellegrino, lojtar që mbron ngjyrat e Atletico Platenses në kampionatin argjentinas. Sipas informacioneve të fundit , kanë startuar negociatat midis palëve për 19 vjeçarin, për të cilin janë interesuar të tjerë pretendentë. Prej kohësh kuqezinjtë e kanë përqëndruar vëmëndjen tek gjetja e një qendërmbrojtësi dhe Marco Pellegrino konsiderohet një ndër lojtarët më premtues në Argjentinë. Tashmë Stefano Pioli e ka dhënë ‘’ OK ‘’ yllin e Platenses dhe parashikohet që në ditët vijuese drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ ta arrijnë akordin dhe ta transferojnë në ‘’ San Siro ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy