
Milani do të përballet me Cremonese këtë të mërkurë, në një sfidë ku fitorja është detyrim për kuqezinjtë, që janë në garë për një vend në Champions League, për sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht kundërshtarit dhe ditës aspak komode, tifozët i janë përgjigjur maksimalisht skuadrës.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ndaj Cremonese, do të jenë plot 65 mijë tifozë në stadiumin “San Siro”.
Numër i lartë tifozësh, që do të mbështesin skuadrën, që pas një jave do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Interin në gjysmëfinalen e Champions League.



