
Real Madridi po pezullohet ndjeshëm nga largimet e merkatos . Pas mbrojtësve Sergio Ramos dhe Raphael Varane rradhën duket se do ta ketë Ferland Mendy pas mungesës së akordit mbi rritjen e pagës . ‘’ Los Blancos ‘’ kanë përfituar në një farë mënyre nga kjo situatë e krijuar dhe tashmë e kanë vënë në merkato 26 vjeçarin .
Në këto kohë të vështira pandemie jo vetëm kryeqytetasit por edhe të gjitha klubet me emër janë duke i bërë mirë llogaritë për të patur një stabilitet ekonomik në funksion të së ardhmes.
Me kalimin nga Olimpique Lyon në merkaton verore të 2019- tës , ‘’ Galaktikët ‘’ derdhën në arkat e francezëve 55 milionë euro për anësorin e majtë dhe tashmë do të kërkojnë me çdo kusht rikuperimin e kësaj shifre për të mos humbur terren . Pavarësisht se u cilësua një titullar i padisktueshëm nga Zinedine Zidane , mbërritja e Carlo Ancelottit tek gjigandët e Europës i ka ndryshuar krejtësisht gjërat dhe Ferland Mendy pak e nga pak duhet të bëjë gati valixhet për ti thënë lamtumirë kësaj skuadre.
Me këtë lëvizje përgjegjësia në krahun e majtë të mbrojtjes i mbetet Marcelos që do të këtë në çdo rast mbështetjen e Miguel Gutierrez i cili ka shkëlqyer tek Real Madrid Castilla duke bindur drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ për ta përfshirë në ekipin e parë .
S’duhet harruar as David Alaba që mbetet një nga përforcimet më të bujshme të madrilenëve i cili mund të rezultojë efektiv në krahun e majtë . Ferland Mendy e finalizoi sezonin me 38 ndeshje dhe 2 gola , statistika që janë konsideruar të pamjaftueshme për vazhdimin tek Real Madridi .



