
Vendimi i Barcelonës për ti dhënë dritën jeshile largimit të Memphis Depay-t sigurisht e ka zgjeruar interesin për hollandezin .
Edhe Newcastle United ka menduar të shfrytëzojë potencialin në aspektin ekonomik për transferimin e sulmuesit në ‘’ St James Park ‘’ për të vijuar me formimin e një ekipi kompetitiv, i cili synon risinë në Premier League në sezonin vijues dhe kualifikimin për në kompeticionet europiane.
Por s’duhet anashkaluar se edhe Manchester United , Arsenal dhe Tottenham Hotspuri do ti kërcënojnë seriozisht bardhezinjtë për ishi-n e Psv Eindhovenit dhe sipas ‘ Sport ‘ Barcelona e ka vlerësuar me 15 milionë euro largimin e 28 vjeçarit nga “ Camp Nou ‘’.
Duke qenë se flitet për ekipin më të pasur në botë dhe për një kampionat tejet prestigjoz, Memphis Depay mund ta konsiderojë një mundësi shumë të mirë për të ardhmen dhe njëkohësisht do ti shërbente për të harruar eksperiencën e hidhur me Manchester United në të kaluarën .
Tashmë rruga është e lirë për Memphis Depay dhe suksesi i këtij operacioni do të varet nga oferta e Mohamed Bin Salman e cila pa dyshim parashikohet e bujshme .



