
Duket se sezoni aktual do të jetë i fundit për Leroy Sanen në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Gjermani e përfundon kontratën me Bayern Munchenin në qershor, të cilit disa ekipe në Premier League ja kanë hapur derën.
Edhe pse drejtuesit e bavarezëve shpresojnë në qëndrimin e sulmuesit, ky i fundit me shumë gjasa do të provojë veten tek një tjetër ekip.
Kampionati anglez si gjithmonë është një ndër më të preferuarit nga lojtarët referuar kontinentit të vjetër dhe 29 vjeçari mund të rikthehet përsëri për të lënë gjurmë.
Njohja dhe kapaciteti për tu adaptuar me shpejtësi janë dy elementë të cilët e favorizojnë por ja vlen për tu theksuar fakti se merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për vijimësinë e Leroy Sanes.
Sezoni aktual është i pesti tek ish rekordmenët e Bundesligës, një ekip lider në kampionatin ku përfaqësohet, kandidat potencial për të fituar tituj edhe në kompeticionet europiane, kryesisht në Uefa Champions League.
8 gola dhe 4 asiste në 32 sfida janë statistikat e deritanishme të ishi-t të Schalke 04-tës, tek i cili spikasin teknika, shpejtësia dhe aftësia në driblime.



