
Të shtunën e 1 qershorit kombëtarja e Spanjës e lideruar nga Luis de la Fuente do të nisë zyrtarisht përgatitjet për Europianin, i cili do të nisë në datën 14 qershor.
Eshtë parashikuar një miqësore kundër Andorras në 5 qershor dhe pas dy ditësh, numri një i ish kampionëve të botës dhe dy herë Europës do të zbulojë 26 emrat që do ti përfaqësojnë gjatë këtij evenimenti, i cili do të zhvillohet në Gjermani.

Në 8 qershor ‘’ La Furia Roja ‘’ do të masë forcat me një tjetër rival, Irlandën e Veriut në Palma de Mallorca dhe më pas udhëton drejt Gjermanisë për tu përgatitur për sfidën e parë të grupit B kundër Kroacisë në 15 qershor, për të vijuar kundër Italisë në datën 20 dhe Shqiperisë në daten 24 qershor.
Duhet kujtuar se gjatë fazës kualifikuese Luis de la Fuente ka aktivizuar 49 lojtarë, katër prej të cilëve do të mungojnë në Europian, si Gavi, Balde, Gaya dhe Yeremi Pino.
Gjithashtu 62 vjeçari po i bën mirë llogaritë në lidhje me fazën ofensive, të cilit i duhet një qendërsulmues, i cili do të mbështetet fuqimisht nga Lamine Yamal dhe Inaki Williams nga krahët, shumë të rrezikshëm për çdo rival.
Duhet shtuar se edhe mbrojtja ka patur shumë luhatje, arsye për të cilën Luis de la Fuente ka aktivizuar gjatë eleminatoreve 18 lojtarë të ndryshëm.
Nëse i referohemi portës janë grumbulluar pesë portiere por vetëm tre do të jenë përfaqësuesit e Spanjës në këtë kompeticion. Mesfusha ka rezultuar reparti për të cilin ky trainer i ka patur idetë më të qarta dhe ka grumbulluar 11 lojtarë gjatë kësaj periudhe.
Lista e numrit një të stolit është vijuesja:
Portierë: Unai Simon [ Atheltic Bilbao ], David Raya [Arsenal], Remiro [Real Sociedad ]
Mbrojtës: Dani Carvajal [ Real Madrid], Jesus Navas [ Sevilla ], Le Normand [ Real Sociedad ], Vivian [ Athletic Bilbao ], Nacho Fernandez [ Real Madrid], Cubarsi [ Barcelona ], Laporte [ Al Nassr ], Grimaldo [ Bayer Leverkusen ], Cucurella [ Chelsea ]
Mesfushorë: Rodrigo [ Manchester City ], Martin Zubimendi [ Real Sociedad], Marcos Llorente [ Atletico Madrid ], Fermin Lopez [ Barcelona ], Fabian Ruiz [ Paris St Germain ], Mikel Merino [ Real Sociedad ], Pedri [ Barcelona ], Aleix Garcia [ Girona ]
Sulmues: Lamine Yamal [ Barcelona ], Ferran Torres [ Barcelona ], Dani Olmo [ Leipzig ], Alex Baena [ Villareal], Nico Williams [ Athletic Bilbao ], Morata [ Atletico Madrid], Joselu [ Real Madrid ], Mikel Oyarzabal [Real Sociedad ], Ayoze [ Real Betis ].



