
Finalizimi i periudhës së huazimit me Interin në 30 qershor, e ka shëndërruar Romelu Lukakun në një kandidat potencial për sulmin e Newcastles .
Bardhezinjtë janë shumë afër pjesëmarrjes në Champions League dhe në merkaton verore priten transferime cilësore në ‘’ St James Park ‘’.
Rikthimi në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube konsiderohet një sukses më vete për ‘’ Las Urracas ‘’ dhe sheiku Yasir Al- Rumayyan pritet që të shfrytëzojë potencialin e jashtëzakonshëm, i cili e ka shëndërruar Newcastlen në ekipin më të pasur të botës , për të tentuar titujt në një të ardhme të afërt.
Për një lojtar të kalibrit të belgut, pjesëmarrja në Champions League mbetet një prioritet dhe projekti interesant i arabëve dhe sidomos oferta e tyre ndoshta do ta bindin për të veshur fanellën e Newcastles gjatë periudhës së transferimeve.
Nëse do të arrihet akordi me të ashtuquajturin ‘’ Bualli ‘’ , do të konsiderohej pa dyshim një ndër më cilësorët për skuadrën e Eddie Howes , i cili meriton duartrokitje për sezonin e zhvilluar deri më tani.
Edhe dy sfida i kanë mbetur kësaj skuadre për të buzëqeshur pas shumë vitesh , por tanimë në një kontekst krejtësisht ndryshe, e cila pret Leicesterin në shtëpi dhe do të përballet me Chelsean në transfertë.



