
Maroku ka rezultuar një ndër surprizat e Botërorit të Katarit, kombëtare që ka tejkaluar parashikimet duke arritur deri në çerekfinale.
Ky sukses është pasuar me interesin e Atletico Madridit për mesfushorin Sofyan Amrabat , lojtar që akivizohet në rradhët e Fiorentinës.
Menjëherë Atletico Madridi është futur në garë për 26 vjeçarin , vlera e të cilit sipas ‘ Transfermarkt ‘ arrin 10 milionë eurot dhe mund të ketë një rritje të konsiderueshme nëse Maroku do të kualifikohet për në gjysëmfinale.
Me ekipin nga Firence ishi i Veronas do të jetë i lidhur deri në qershorin e 2024-tës dhe për italianët është një mundësi shumë e mirë për të fuqizuar arkat , pasi në të kundërt do të rrezikonte largimin e Sofyan Amrabat me parametër zero.
Me afrikanët e ka treguar se është një lojtar përcaktues dhe i palodhur deri në sekondën e fundit dhe sakrifica e bërë i është shpërblyer me interesin e ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Diego Simeone ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e lojtarit por madrilenët nuk do të jenë të vetëm në këtë garë sepse për shërbimet e Sofyan Amrabat luftojnë edhe dy ekipe nga Premier League.



