Grumbullimi i Kombëtares U-21, Ismajlgeci: Objektivi është vendi i dytë

Grumbullimi i Kombëtares U-21, Ismajlgeci: Objektivi është vendi i dytë

Prej ditës së djeshme, Shqipëria U-21 ka nisur grumbullimin, për dy ndeshjet, ndaj Andorrës dhe Sllovenisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2023. Në prag të këtyre dy sfidave, para mediave ka folur mbrojtësi, Marsel Ismajlgeci. Ky i fundit u shpreh se skuadra do të japë maksimumin në këto dy ndeshje.

Të japim gjithmonë më të mirën dhe të marrim tre pikëshin në çdo ndeshje, por si fillim duhet të japim maksimumin me Andorrën dhe pastaj në ndeshjen me Slloveninë.

Ne e dimë që Andorra është një skuadër e fortë, që rrinë mbrapa, nuk sulmojnë, vetëm presin që të bëjmë ne gabim dhe të kundërsulmojnë. Por ne do japim maksimumin dhe do fitojmë.

Objektivi është të dalim në vend të dytë dhe të kapim zonën elitë të Europianit dhe të japim maksimumin. Tirana është klubi ku jam rritur dhe ndihem shumë mirë. Synimet janë gjithmonë që të dalim kampion dhe pse jo, për një transfertë jashtë.”, u shpreh Ismajlgeci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy