
Në orët e fundit drejtuesit e Interit kanë avancuar ndjeshëm në lidhje me transferimin e Benjamin Pavard në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport’ zikaltërit kanë ofruar 28 milionë euro plus 5 të tjera bonus për francezin i cili është pretenduar edhe nga Manchester United dhe Barcelona. Francezi është aktivizuar në katër sezone me rekordmenët e Bundesligës, me të cilët numëron 163 sfida , 12 gola dhe 12 asiste dhe me shumë gjasa mund të provojë një eksperiencë në një ndër pesë kampionatet më spekatakolarë të Europës siç është Seria A . Përshtatja në disa pozicione e Benjamin Pavard vlerësohet shumë nga strategu Simone Inzaghi, i cili në vitet e fundit e ka shëndërruar Interin në një rival shumë të frikshëm , në Itali dhe Europë.



