
Ylli argjentinas, Leo Messi ka folur Botërorin e Katarit që do të startojë në nëntor. Sulmuesi u shpreh se Franca dhe Brazili janë dy kombëtaret favorite për të fituar trofeun.
Më tej ai u shpreh se dëmtimet kanë sjellë panik te të gjithë, sepse Botërori është në një moment delikat.
Ka shumë skuadra që janë në formë të mirë. Nëse do të veçoja dy prej tyre atëherë do të thoja se Franca dhe Brazili janë favoritët për të fituar trofeun. Prej vitesh punojnë me të njëjtin grup dhe kanë futbollsitë të shkëlqyer. Patjetër që edhe Gjermania, Spanja, Anglia e Portugalia janë aty.
Dëmtimet janë një problem i madh. Është një Botëror ndryshe nga të tjerët pasi luhet në mes të sezonit dhe çdo problem, sado i vogël, mund të të lërë jashtë. Ajo që ndodhi me Dybalan dhe Di Marian na ka frikësuar paksa sepse mund t’i ndodhë të gjithëve. Unë shpresoj që të mos kemi probleme dhe të jemi të gjithë gati për të dhënë maksimumin.



