Trajneri i Newcastle: Nuk mund t’i afrohemi lojtarëve si Ronaldo apo Neymar

Trajneri i Newcastle: Nuk mund t’i afrohemi lojtarëve si Ronaldo apo Neymar

Newcastle, është një nga skuadrat që po bën sezon të shkëlqyer në Premier League, teksa mban vendin e tretë në renditje e 65 pikë, që i afron më shumë me kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Duke parë ecurinë dhe të ardhmen që premton shumë, në media kanë qarkulluar lajme të shumta, se bardhezinjtë do të bëjnë merkato të madhe, duke përmendur edhe lojtarë si Neymar apo Ronaldo.

Për të përgënjeshtruar këto, ka menduar trajneri i Newcastle, Eddie Howe. Ky i fundit deklaroi se politikat e klubit janë ndryshe dhe nuk mund t’iu afrohen lojtarëve të sipërpërmendur.

Ne nuk mund t’u afrohemi lojtarëve të tillë si Ronaldo dhe Neymar. Ata janë më të mirët në botë. Nuk do të kemi kurrë kushtet e nevojshme për të paguar këto transferta dhe paga.

Duhet të vëmë bast për lojtarët e rinj dhe të shfrytëzojmë në maksimum aftësitë e tyre. Këto lloj spekulimesh kanë ekzistuar që nga dita e parë. Normalisht, shumë njerëz supozuan se emra të mëdhenj të futbollit botëror do të vinin te Newcastle. Ne nuk operojmë në këtë mënyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy