Çmimi i Madh i Monzës i zhvilluar këtë të dielë në Formula 1 ka dhuruar shumë surpriza.
Pas katër garash vendi i parë nuk ishte më i Leëis Hamilton, por i pilotit Pierre Gasly, ndërsa vetë britaniku i Mercedes u rendit në vendin e shtatë. Ndërkohë vijon të zhgënjejë deri në skaj skuderia Ferrari, pasi dy pilotët e saj LeClerc dhe Vettel nuk e përfunduan dot garën.
I pari për shkak se doli nga pista dhe u përplas me muret ndarëse, ndërsa të dytit nuk i punonin frenat.
Ndërkohë vendi i dytë për sot i takoi Sainz, ndërsa podiumin e plotësoi Stroll.



