Barcelona është duke u përballur me një situatë tejet delikate, teksa nuk federon dot lojtarët e afruar në merkato. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, katalanasit kanë borxhe të mëdha dhe për këtë arsye e kanë nuk u lejohet që të federojnë 3 lojtarët e afruar në merkato, Memphis Depay, Sergio Aguero dhe Eric Gracia.
Lista e pagave të Barcelona është 347 milionë euro dhe klubit i është kërkuar që këtë shifër ta ulë në 160 milionë euro, pra të kursejë 187 milionë euro. Kjo do të thotë se klubi duhet të ulë pagat e futbollistëve, diccka që vështirë të arrihet, ose t’i largojë disa prej tyre. “Sport.es” ka raportuar se presidenti Joan Laporta ka pasur një takim me presidentin e federatës spanjolle, Javier Tebas, duke kërkuar që katalanasit të përjashtohen nga ndëshkimet dhe të lejohet federimi i lojtarëve, por përgjigjia që mori ishte negative.
Barcelona në këtë situatë rrezikon të humbasë edhe Messin, pasi këtij të fundit i ka përfunduar kontrata më 30 qershor dhe në rast se arrihet marrëveshja për rinovim, nuk federohet dot.



