
Trajneri Nevil Dede, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ngjarjet e ndodhura në fund të takimit Tirana-Bylis.
Sipas tij, me hyrjen e tifozëve në fushë, u njollos futbolli dhe u cënua jeta e njerëzve.
Është një pamje e shëmtuar. Nuk dua të bëhem viktimë dhe të them nëse ishte apo jo penallti. Për mua është njollosur futbolli dhe fusha. Është cenuar jeta e njerëzve në fushë.
Një ndeshje futbolli nuk varet nga një episod. Nuk më rezulton korrekte mënyra si u shfrynë njerëzit. Dje u gabua shumë dhe ishte ngjarje e rëndë. Tirana rrezikonte shumë. Nga ato që lexova te vendimet e Disiplinës, asgjë nuk është përfundimtare.



