
Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi 3-0 ndaj Egnatias, por mbeti jashtë katërshes.
Fagu tha se pikët e lëna kanë qenë fatale, ndërsa theksoi se shpreson që Egnatia të fitojë Kupën, në mënyrë që Tirana të shkojë në Europë.
Unë mund të flas për pjesën që kam qenë trajneri i Tiranës. Kemi pasur mundësi me disa kundërshtar ku kemi lënë pikë. Me Laçin e Skënderbeun kur kanë qenë me 10 lojtarë. Ato pikë të lëna aty na kanë penalizuar sepse mund të ishim më lart, por edhe në ndeshjet e tjera.
Barazimi me Vllazninë, nëse do të kishim marrë 3 pikët do flisnim ndryshe sot. Mundësitë i kishim, por presioni na pengoi për të marrë 3 pikët në atë ndeshje.
Unë e thashë që ndeshja kundër Skënderbeut na penalizoi, sikur të kishim marrë pikët më shumë sot do flisnim ndryshe.
Goli në minutat e fundit në derbi më ka mbetur peng. Kur kthehemi mbrapa dhe të shikojmë pikët që kemi lënë janë fatale. Të shpresojmë që Egnatia të fitojë Kupën dhe të shkojmë në Europë.



