Pas dy javëve të para të kampionatit, Kukësi kryeson me 6 pikë, pasi ka regjistruar dy fitore. Pas ndeshjes së sotme ndaj Kastriotit të fituar me rezultatin 3-1, trajneri i Kukësit, Diego Longo u shfaq i lumtur, teksa foli edhe për ndeshje e radhës ndaj Laçit, duke thënë se skuadra e tij do luajë për fitore.
“Jam shumë i lumtur për fitoren. Kemi marrë 6 pikë në kampionat, por ka edhe shumë të tjera në lojë. Më pëlqen entuziazmi i skuadrës. Është e rëndësishme që të ketë entuziazëm në një ekip. Të shikojmë përpara.
Ne e dimë që Laçi është një skuadër agresive dhe e vështirë. Por ne do të luajmë vetëm për fitore dhe të shikojmë.”, tha Longo.



