
Cristiano Ronaldo është shprehur se u rikthye te Manchester United për vendet e para në renditje. Ai tha se skuadra është e aftë për të ndryshuar situatën.
“Nuk kam ardhur këtu për të qenë në vendin e gjashtë, apo të shtatë, apo të pestë. Unë jam këtu për vendet e para dhe që të provoj të fitoj.
Mendoj se për të ndërtuar gjëra të mira, ndonjëherë duhet të shkatërrosh disa gjëra. Pra pse jo, vit i ri, jetë e re dhe shpresoj që Manchester United të jetë në nivelin që duan tifozët. Ata e meritojnë këtë.
Ne jemi të aftë të ndryshojmë gjërat. Unë e di rrugën, por nuk do ta përmend këtu sepse nuk mendoj se është etike nga ana ime ta them këtë”, u shpreh Ronaldo.



