Mihajlovic zyrtarizohet te Bologna edhe për sezonin tjetër

Mihajlovic zyrtarizohet te Bologna edhe për sezonin tjetër

Sinisa Mihajlovic do të jetë trajner i Bolognas, të paktën edhe për sezonin tjetër. Ka qenë vetë drejtori Walter Sabatini, në një prononcim të shkurtër për mediat italiane ka thënë tekniku serb do të vazhdojë në krye te Bolognas edhe për sezonin tjetër.

“Unë jam shumë i lumtur që Mihajlovic do të jetë trajner i Bolognas edhe për sezonin tjetër. Ai ka respektuasr kontratën dhe jam i sigurt që edhe ai është i lumtur që do të qëndrojë këtu”, tha Sabatini.

Në mediat italiane, emri i Mihajlovic shpesh kohët e fundit është lidhur me një kalim të mundshëm te Lazio, si pasues i Simone Inzaghi, i cili u largua pas përfundimit të sezonit dhe do të vazhdojë karrierën te rivalët e Interit. Kujtojmë se Mihajlovic është në stolin e Bolognas nga viti 2019, ndërkohë që në karrierën e tij ka drejtur Catanian, Fiorentinën, Sampdorian, Milanin dhe Torinos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy