Atalanta ndjek Zappacosta-n

Atalanta ndjek Zappacosta-n

 Aktivizimi i reduktuar i  Davide Zappacostas tek Chelsea e ka vënë në qendër  të largimeve italianin për të cilin ka shfaqur interes Atalanta  . E ashtuquajtura ‘’ La Dea ‘’  pretendon forcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes me një lojtar që mban mbi supe eksperiencën e nevojshme për të përfaqësuar ngjyrat zikaltër . Në të kaluarën 29 vjeçari ka provuar eksperienca me ekipe të dorës së dytë në Itali si  Torino dhe Genoa , pa lënë në harresë as Romën .

Fakti se është një njohës shumë i mirë i Calcios shkon në favor të  Davide Zappacostas  i cili do të ishte një përforcim ideal për Atalantën që ka shkruar historinë në sezonet e fundit duke u përfaqësuar denjësisht në Uefa Champions League dhe ka paraqitur një rrezik konstant  për çdo kundërshtar në Serinë A .

Transferimi i mundshëm në  Bergamo sipas portalit Transfermarkt  do ti kushtonte Atalantës rreth 8 milionë euro dhe me siguri do  ti vinte shumë në ndihmë skemave të Gian Piero Gasperinit në  prapavijë . 

25 ndeshjet e zhvilluara me  Genoan u shoqëruan me  4 gola por tanimë është përpara një mundësie të artë sepse Atalanta është një skuadër që ka shënuar rritje të konsiderueshme në vitet e fundit  dhe gjithashtu do të kishte mundësinë e të luajturit në kompeticionin më të famshëm europian siç është  Champions League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy