
Ecuria e Joao Palhinhas me Fulhamin, përsëri ia ka rikthyer vëmëndjen drejtuesve të Bayern Munchenit tek mesfushori.
Thomas Tuchel ka shprehur dëshirën për transferimin e portugezit në ‘’ Allianz Arena ‘’, momentalisht një ndër më të mirët e Premier Leagues.
Për 28 vjeçarin, të qënit pjesë e një ekipi si bavarezët natyrisht do të konsiderohej një hap shumë i sukseshëm në karrierë, i cili mund ta afrojë me titujt kolektivë dhe jo vetëm në të ardhmen.
Në këtë garë nuk do të jetë vetëm Bayern Munchen por edhe të tjerë ekipe, pa përjashtuar faktin se lista mund të zgjerohet gjatë merkatos së verës.
Traineri gjerman e mirëpret ishi-n e Sporting Lisbonës në Mynih por mbetet për tu parë se si do të reagojnë drejtuesit e londinezëve, për arsye se largimi i mundshëm nga ‘’ Craven Cottage ‘’ mund të rezultojë një humbje e madhe për Fulhamin.
Nxënësi i Marco Silvas ka kontribuar me 3 gola dhe 1 asist në 27 sfidat e deritanishme, tek ky ekip i cili përgjithësisht ka notuar në ujërat e mesit të tabelës në kampionatin anglez.



