Milani deklaron  zëvendësuesin e Donnarummas

Milani deklaron zëvendësuesin e Donnarummas

Cështja Gianluigi Donnarumma është kthyer në një dhimbje koke për Milanin . Mungesa e një akordi midis palëve për rinovimin e italianit i ka përshpejtuar lëvizjet e kuqezinvje për gjetjen  e  një zëvëndësuesi ideal për 22 vjeçarin .  Deri më tani drejtori sportiv Paolo Maldini nuk ka mundur të gjejë taktikat e duhura  për të  vulosur përfundimisht qëndrimin e shtatlartit në Milano i cili e përfundon kontratën në 30 qershor  dhe ka bërë me dije emrin që mund të zbarkojë në Milano gjatë verës  .

Flitet për Mike Maignan i cili ka arritur ta ngrejë në piedestal karrierën e tij me një skuadër të dorës  së dytë siç është Lille . Fakti se momentalisht kryeson me meritë renditjen në Ligue 1 mbetet tepër domethënës dhe krijon perspektivën e ndryshimit të historisë në Francë .  Pretendentët e Mike Maignan janë të shumtë por emri i Milani  i ka paraprirë startit të  ngjitjes së shkallëve të suksesit dhe të bëhet pjesë e një lige interesante siç është Seria A . Kjo alternativë shikohet si shumë e vlefshme nga Milani për vetë faktin se  paga e majme që kërkon agjenti i Gianluigi Donnarumas Mino Raiola e detyron automatikisht për ta fokusuar vëmëndjen tek Mike Maignan  dhe kështu ti hapë rrugë një revolucioni interesant në kuadratin e bardhë .

Motorrët e Milanit sapo janë ndezur , rrugë e cila do të ketë vështirësi  dhe të papritura por me eksperiencën e madhe  18 herë fituesit e Scudettos do të dinë të përballojnë sfidat e ardhshme dhe një ndër to është  prezantimi brilant në kompeticionin e munguar prej vitesh si Uefa Champions League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy