
Pavarësisht humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në Portugali, te Benfica besojnë te përmbysja ndaj Interit, në ndeshjen që do të luhet të mërkurën në Itali, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.
Për këtë, ka folur edhe presidenti i klubit nga Lisbona, Rui Costa, i cili deklaroi se për momentin kjo është ndeshja më e rëndësishme, ndërsa shtoi se skuadra do të luftojë deri në sekondën e fundit, duke shpresuar te kualifikimi.
Po e nisim me rezultat negativ, i pari pas 13 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në të cilat arritëm 10 fitore dhe dy barazime, diçka e pa menduar më parë për klubin. Është një rezultat që rezulton jo i drejtë duke pasur parasysh atë që ndodhi në fushë, por ne duhet të luftojmë deri në sekondën e fundit dhe këtë do të bëjmë. Jam plotësisht i vetëdijshëm se skuadra do ta bëjë këtë.
Për Benficën, çdo ndeshje është më e rëndësishmja. Tani për tani është më e rëndësishmja, sepse është ajo që do të na lejonte të ecnim përpara në kompeticion. Ne nuk do të hedhim poshtë sezonin dhe do të luftojmë deri në sekondën e fundit.



