Para ndeshjes mes Holstein Kiel dhe St. Paulit (0:1), e zhvilluar në kuadër të Bundesliga 2, ka ndodhur një gjest i shëmtuar
Disa huliganë të skuadrës vendase, Holstein Kiel, para fillimit të takimit u futën në fushë dhe hodhën fishekzjarrë drejt tifozëve të St. Paulit si dhe më pas patën një përleshje me futbollistët dhe drejtuesit e klubit.
Një kaos i vërtetë që rrallë herë mund të shihet në një ndeshje futbolli dhe në një shtet si Gjermania, e cila shquhet për rregullat e forta.
Federata e Futbollit pritet të marrë masa ndëshkuese për skuadrën vendase e cila është përgjegjëse për incidentin e shkaktuar.



