
Fuqizimi i ofensivës mbetet një ndër prioritetet e Atletico Madridit në lidhje me sezonin e ri.
Largimi i Matheus Cunhas dhe Joao Felix natyrisht kanë lënë një boshllëk në metrat e fundit dhe drejtori sportiv Andrea Berta ka përveshur mengët për ti dhënë fund kësaj problematike.
Marcus Thuram vijon të monitorohet me kujdes nga ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , për të cilët sipas ‘ Marcas ‘ mbetet zgjedhja e parë e Diego Simeones.
Largimi nga Borussia Monchengladbahu nuk do ti kushtojë shtrenjtë Atletico Madridit, i cili është drejt përfundimit të kontratës ,pikërisht në 30 qershorin e 2023-shit , fakt që përkthehet në një akord të mundshëm me parametër zero.
Në merkaton e lënë pas, drejtuesit e gjermanëve përcaktuan 15 milionë euro për golashënuesin por natyrisht ‘’ Los Colchoneros ‘’ s’do ta kenë aspak të lehtë sepse edhe Bayern Munchen dhe Inter janë pas dere dhe ekipi i ‘’ El Cholos ‘’ duhet të bëjë kujdes sepse si zikaltërit ashtu edhe bavarezët mund të befasojnë gjatë verës.
13 gola dhe 5 asiste në 21 sfidat e deritanishme kanë rezultuar të mjaftueshëm për ta bindur trainerin argjentinas, i cili ka hasur probleme në fillimin e sezonit me eleminimin nga faza e grupeve të Champions Leagues , episod që e ka rritur vigjilencën në kampin e madrilenëve.



