
Situata e Matthijs de Ligt tek Juventusi është shëndërruar në dhimbje të forta koke për agjentin e tij Mino Raiola .
Për hollandezin luftuan shumë ekipe me famë në verën e 2019-tës por ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ veproi me shpejtë gjatë negociatave dhe arriti ta transferojë në Torino . Megjithatë eksperienca e qëndërmbrojtësit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ nuk ka patur shumë sukses dhe në bashkpunim me Mino Raiolan kanë rënë dakord për gjetjen e një tjetër strehe .
Sipas ‘’ Daily Mirror ‘’ objektivi i 22 vjeçarit mund të perceptohet edhe si një përfitim ekonomik ndryshe pa harruar kualitetin që duhet të ketë skuadra e tij e ardhshme . Lista kryesohet nga Chelsea .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë ende të paqartë për të ardhmen e Antonio Rudiger dhe në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe preferojnë Matthijs de Light . Pas tyre është Barcelona . Kjo bëhet hera e disatë që katalanasit kërkojnë shërbimet e ishi-t të Ajaxit . Pas dështimit në verën e 2019-tës ‘’ Blaugranët ‘’ shpresojnë se tentativa e dytë mund të ketë një tjetër histori .
Kandidatëve të sipërpërmendur s’kishte si ti mungonte as Manchester Cit-y i cili e ashpërson garën .
Që prej mbërritjes së Pep Guardiolas në ‘’ Etihad Stadium ‘’ , ‘’ The Citiziens ‘’ nuk e kanë patur stabilitetin e dëshiruar linjën e mbrojtjes pavarësisht se kanë fituar trofe të rëndësishëm . Kjo alternativë cilësohet tepër racionale për një ekip të cilit i mungon vetëm trofeu i Champions League në vitrinë .
Duke njohur mentalitetin e ‘’ Pep ‘’ natyrisht që tentativat e drejtuesve të anglezëve s’do të ndalin kurrsesi sepse në vitet e fundit i janë afruar shumë fitimit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube .



