City fokusohet tek Declan Rice

City fokusohet tek Declan Rice

Pavaresisht fitimit të Premier Leagues  përsosmëria që e karakterizon Pep Guardiolan nuk ka limite . Pas kualifikimit historik në finalen e Uefa Champions Leagues ku do të ketë përballë Chelsean , traineri spanjoll ka deklaruar emrin e rradhës në lidhje me merkaton .  Flitet për Declan Rice , lojtar ky që ka tejkaluar pritshmëritë në rradhët e West Ham United .  Rendimenti i shkëlqyer në fushë ka kontribuar mjaftueshëm tek ‘’ The Hammers ‘’ të cilët  po luftojnë fuqishëm për të siguruar një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm . 

22 vjeçari vlerësohet shumë nga i famshmi ‘’ Pep ‘’ që e konsideron si zëvëndësuesin ideal të brazilianit Fernandinho i cili është në metrat e fundit të karrierës.   Bardhekaltërit kanë theksuar  në shume raste se kërkojnë një garanci për të vijuar me funksionimin ideal të mesfushës për të mos e humbur shkëlqimin e deritanishëm që po përjetojnë  ishullorët .  Declan Rice i ka ngjitur me kujdes shkallët në karrierë por s’duhet harruar se kohë më përpara edhe Manchester United shfaqi interes për yllin e londinezëve , panoramë e cila  do ti japë startin një lufte që do të diktojë shumë ashpërsi në verë. 

  Talenti  i kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ nuk ka të ndalur me progresin nën drejtimin e  skocezit David Moyes  që i ka dhënë besimin e duhur për të treguar vlerat në Premier League , dhe tashmë drejtuesit e kryeqytetasve janë koshientë se merkatoja  do ti krijojë shansin për të fuqizuar arkat .  4 javë përpara përfundimit të sezonit Declan Rice ka arritur të aktivizohet në 32 takime dhe ka shënuar  1 gol por me shumë gjasa  një interes i tillë nuk do ta mbajë edhe shumë kohë në Londër .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy