
Partizani ka pasur probleme të shumta me dëmtimet këtë sezon, ndërsa trajnerit i është dashur shpesh të improvizojë lojtarët në role të ndryshme.
Sikur të mos mjaftonin dëmtimet, të kuqtë duhet të përballen edhe me mungesa për shkak kartonësh.
Maguette nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e prapambetur me Teutën, që do të luhet këtë të enjte.
Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Tiranës, duke plotësuar numrin e 4 kartonëve dhe nuk do të luajë ndaj durrsakëve.



