Pritej firma me Vllazninë, mesfushori rikthehet në Kosovë

Pritej firma me Vllazninë, mesfushori rikthehet në Kosovë

Ilir Mustafa pritej të zyrtarizohej te Vllaznia në këtë merkato vere, pasi qëndroi disa ditë në provë me skuadrën shkodrane.

Megjithatë drejtuesit dhe stafi teknik nuk mbetën të kënaqur nga forma e treguar nga mesfushori dhe vendosën të mos i ofrojnë një kontratë.

Në këtë situatë, Mustafa është larguar nga stërvitja me skuadrën shkodrane dhe tashmë ka vendosur të rikthehet në Kosovë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 25-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Kosovë, te skuadra e Malishevës.

Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe në orët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy