
E ardhmja e Arturo Vidal nuk është Italia por mund të jetë tek skuadra braziliane e Flamengo.
Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, ka zbuluar dëshirën e tij për t’iu bashkuar ekipit brazilian, Flamengo.
Sipas mediave të huaja, kiliani ka treguar se "ëndrra" e tij është që të luaj në kampionatin brazilian dhe pikërisht aty ku aktivizohet dhe shoku i tij, Renato Augusto.
"Më pëlqen Flamengo. Unë jam shumë afër Renato Augusto. Ai është një mik i madh i imi dhe gjithnjë më foli për klubin dhe tifozët e tyre. Do të doja të jetoj atë energji. Duke luajtur për Flamengo, në Maracana, do të ishte një ëndërr. Nëse duan të më kontaktojnë, unë jam këtu. Mund të fitojmë kupën Libertadore, Brazililët, Carioca ... gjithçka! "-tha Vidal për kanalin e Flamengos në "YouTube ".
Në fakt, kiliani është një profil shumë i dashur në Seria A italiane, ku pas eksperiencës tek Juventusi, ka ngjallur interes për drejtuesit e Interit e Napolin që shikojnë tek Vidal, profilin ideal për mesfushën e tyre.



